Zbulohet prapaskena, klubi i njohur provoi t’i rrëmbejë Lewën Barcelonës

16/08/2022 22:58

“L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante që lidhet me sulmuesin polak Robert Lewandowski. Kur u kuptua që ky i fundit e kishte vendosur të largohej nga Bayerni i Mynihut, presidenti i PSG-së, Al Khelaifi telefonoi menaxherin Pini Zahavi për të studiuar mundësinë e transferimit te kampionët e Francës.

Numri një i klubit francez tregoi gatishmërinë për të plotësuar dëshirat e Lewës dhe Bayernit të Mynihut, për të formuar një sulm ëndrrash me polakun, Mbappe, Neymar dhe Messin, megjithatë ishte e pamundur.

Zahavi i bëri me dije kreut të PSG-së se dëshira e bomberit polak ishte të luante te Barcelona dhe se pavarësisht shifrave, nuk do të ndryshonte asgjë.

Top Channel