Video/ I gjithë vendi i mbuluar me gjak, pamje nga shkallët e Kuzum Baba-së ku humbi jetën 40-vjeçari në Vlorë

16/08/2022 18:26

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku humbi jetën tragjikisht një 40-vjeçar, i cili ra nga shkallët e Kuzum Baba-së .

“Top Channel” ka siguruar pamje nga vendi I ngjarjes ndërsa burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një endacaku në Vlorë.

Siç shihet edhe nga pamjet, vendi është mbuluar nga gjaku dhe trupi po transportohet në morgun e qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri” ndërsa trupi është akoma I pa identifikuar.

 

 

 

Top Channel