Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një 14-vjeçar dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në fshatin Barbullush, ndërsa i mituri me iniciale E. A. ka humbur jetën në shtëpinë e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel