Një pushues është shpëtuar nga mbytja teksa po pushonte në plazhin e Gjirit të Lalëzit.

Në mesditën e së hënës, M. Kastrati 50 vjeç është ndjerë keq, ndërsa po lahej në det.

Policia kufitare që po patrullonte në zonë ka ndërhyrë për shpëtimin e tij. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari nga Rrashbulli i Durrësit mund të ketë kaluar një parainfarkt.

Në rrezik mbytjeje ka qene dhe mbesa e tij 13-vjeçare. Pas nxjerrjes ne breg dhe ndihmës nga familjarët dhe policia kufitare, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel