
Kryetari i Grupit Parlamentar të Pasërtisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.
Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
Postimi i Taulant Ballës:
Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.
Deklarata e Ballës për Berishën/ Luçiano Boçi: Kanë frikën e shtatorit, kush mbjell erën, do korrë fortunën
Në lidhje me deklaratën e Taulant Ballës, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili është shprehur se PS-ja po e ndërmerr këtë iniciativë nga frika e shtatorit, ku Berisha ka deklaruar se do të ketë protesta të shumta e do të largohet nga pushteti Rama.
Deklarata e Boçit:
“Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij, iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90, do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve.
Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit!
Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!”
Top Channel