Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kuçovë, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal,

Një 30 vjeçar me iniciale M.B., duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat” ka aksidentuar një të moshuar që lëvizte me biçikletë, ndërsa goditja ka qenë fatale për këtë të fundit i cili ka humbur jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Meteor,  ku mjeti e ka përplasur nga prapa të moshuarin. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel