Dëmtohet turistja australiane në Himarë, 22-vjeçarja transportohet në spital

14/08/2022 18:59
Foto ilustruese

Një shtetase australiane 22-vjeçare është dëmtuar aksidentalisht ditën e sotme në plazhin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ku shërbimet e Policisë Kufitare Himarë I kanë shkuar në ndihmë menjëherë.

E reja ka marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas është transportuar në spitalin e Himarës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:45, pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel