Tre djem kanë dhunuar një 20-vjeçar në Elbasan dhe i kanë marrë atij me forcë një shumë parash.

Policia thotë se për ngjarjen ka arrestuar të rinjtë; D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë dhunuar dhe kanosur me jetë A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e 23-vjeçarit D. R.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel