Rusët priten me himnin ukrainas/ Finlandë, turistët rus: Jo të gjithë rusët janë me Putin

14/08/2022 17:19

Një turmë njerëzish mblidhet në qytetin lindor finlandez të Imatra në një urë me pamje nga kanionet e Imatrankoskit, një nga atraksionet natyrore më të njohura të vendit nordik.

Në të njëjtën kohë çdo ditë, diga pothuajse shekullore e lumit hapet dhe uji vërshon nën urë, nën tingujt e muzikës së kompozitorit finlandez Jean Sibelius.

Është një atraksion shumë popullor veçanërisht për turistët rusë. Edhe Katerina e Madhe, Perandoresha e Rusisë, vizitoi Imatrankoski në 1772.

Por që nga fundi i korrikut, qyteti i Imatrës e ka nisur shfaqjen duke luajtur himnin kombëtar të Ukrainës, për të protestuar kundër pushtimit rus.

Finlanda, e cila ndan 1,300 kilometra kufirin lindor me Rusinë, po përgatitet gjithashtu të kufizojë vizat turistike të lëshuara për rusët. Turistët rus thonë se e kuptojnë vendimin

“Kjo është e keqe për rusët që e duan Finlandën. Por ne e kuptojmë qeverinë e Finlandës. Jo të gjithë rusët janë për Putinin. Qeveria dhe të gjithë njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.”

Gjithashtu në qytetin e afërt të Lappeenranta, himni kombëtar i Ukrainës luhet çdo mbrëmje mbi bashkinë e tij, me pamje nga qendrat tregtare të njohura nga turistët rusë.

Shumë rusë vizitojnë Lappeenranta për të blerë rroba dhe produkte kozmetike, ndërsa targat ruse mund të shihen kudo nëpër qytet.  Por turizmi nga fqinji lindor ka shkaktuar pakënaqësi në Finlandë për shkak të luftës në Ukrainë.

Një sondazh i publikuar javën e kaluar nga transmetuesi publik finlandez Yle tregoi se 58 përqind e finlandezëve ishin në favor të kufizimit të vizave turistike ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA