Foto ilustruese

Konflikti mes dy komshinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Korçë,

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Demokracia, pak minuta më parë.

Sipas informacioneve nga policia, dy komshinjtë janë zënë me grushte, ndërsa njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.

I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njofton policia.

Top Channel