Hoqi flamurin turk nga plazhi i Gjirit të Lalzit dhe e hodhi në det, policia arreston 48-vjeçarin

14/08/2022 13:43

Një 48-vjeçar është arrestuar pas disa orësh kërkim në plazhin e Gjirit të Lalzit, pasi ka hequr me forcë flamurin turk nga një vendroje.

Policia thotë se ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale Sh.S., banues në Mazrek, Tiranë, pasi ka hequr flamurin dhe e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular nga vetë autori dhe më pas është postuar në rrjetet sociale.

Ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel