Në këto momente, tek sheshi “Nënë Tereza” po organizohet koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP –HOP & RAP (Rhythm & Poetry).
Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës do të bëhen bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.
Artistët e parë që ndezën skenën e ‘Alpha Show’ janë dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Djemtë sapo kanë nisur performancën e tyre dhe publiku deri më tani është më i zjarrtë se kurrë.
Më pas përformuan në skenë edhe Xhensila Myrtezaj, Kida, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, ndërsa të tjerë pritet të përformojnë gjatë minutave në vijim.
Top Channel