Drejtonte në gjendje të dehur “Benzin” e shpallur në kërkim/ Arrestohet 32-vjeçari që tentoi të korruptonte policët

14/08/2022 11:50

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Teksa po drejtonte mjetin tip ‘Benz’ në gjendje të dehur, ai ka tentuar që të korruptojë me një shumë parash punonjësit e policisë.

Pas verifikimeve, 32-vjeçari me iniciale P. S. rezultoi se ishte shpallur në kërkim më parë nga policia e Fierit, pasi nuk i kishte ndaluar uniformave blu në pikat e ngritura për kontroll.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel