Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

Në aksident janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Top Channel