Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, ku një automjet tip “Toyota” me drejtues A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” me drejtues P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues G. A.

Dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel