Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi po transportonte gjashtë emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit.

I riu me iniciale E. V. banues në Kamëz të Tiranës në bazë të vazhdimit të operacionit “Perimetri 189”, u kap në dalje të qytetit të Pogradecit duke transportuar emigrantët me një mjet tip “Opel”.

Ai u kishte premtuar atyre kalim drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel