“Unë kam vrarë familjen tënde”, janë këto fjalët e fundit të autorit të tragjedisë në Malin e Zi, i cili një ditë më parë u mori jetën 11 personave.

Viktima e masakrës me 11 të vdekur, që kishte për zanafillë konfliktin për qiranë e banesës, është 34-vjeçari Vuk Boriloviç.

Fillimisht ai hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij vrau edhe vëllain tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.
Pas krimit ka telefonuar edhe babanë e kryefamiljarin, Millosh Martinoviç dhe i ka thënë: “Unë e kam vrarë familjen tënde”, raportojnë mediat malazeze.

Pasi përfundoi telefonatën me Martinoviç, me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun.
Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Masakra nuk përfundoi këtu. 34-vjeçari vrau edhe fqinjin Milan Mitroviç dhe dajën e tij Goran Gjurishiç dhe më pas, duke zbritur në rrugë, nuk ndali të shtënat dhe qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

Top Channel