Një 45-vjeçar është plagosur me armë në Kuçovë këtë mbrëmje rreth orës19:30.

Ai është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit/eve.

“Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit  për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor,  shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë  për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, sipas policisë.

Top Channel