Astronautja amerikane Jessica Watkins , 34-vjeçarja që synon Hënën dhe Marsin

13/08/2022 15:39

Atronautja amerikane Jessica Watkins është vetëm 34-vjeç,  dhe ka ende shumë vite para saj në agjencinë hapësinore amerikane NASA , por që tani objektivat e saj janë të qarta: Hëna ose Marsi.

Si anëtare e ekipit Artemis që po përgatitet për misionet e ardhshme hënore, ajo mund të jetë shumë mirë një nga gratë e para me ngjyrë që do të shkelë në Hënë në vitet e ardhshme

“Do të isha absolutisht e emocionuar nëse do isha pjesë e përpjekjes për të shkuar në një sipërfaqe tjetër, qoftë Hëna apo Marsi. Ne vijmë nga përvoja të ndryshme, me pasione të ndryshme dhe aftësi të ndryshme dhe është, kombinimi i këtyre gjërave që na lejon të realizojmë të pamundurën”, tha Watkins.

Lindur në Gaithersburg në periferi të Uashingtonit, Watkins u rrit në Kolorado përpara se të shkonte në Kaliforni për të studiuar gjeologji në Universitetin Stanford.

Gjatë studimeve të doktoraturës në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, kërkimi i saj u përqendrua pjesërisht për atë se çfarë ka në Mars , teksa punoi në roverin Curiosity të NASA-s.

Top Channel