Mori 20 mijë euro ryshfet për ekstradimin e një personi nga Turqia/ GJKKO dënon për shpërdorim detyre ish-gardistin, e pëson dhe motra e të arrestuarit Në Korçë ka nisur puna për ndërtimin e aeroportit turistik të Lumalasit.
Për vite me radhë ky aeroport është premtuar se ndërtohej e vihej në funksion ndërsa nuk kanë munguar as studimet e fizibilitetit, por pa mundur të konkretizohet asgjë edhe për shkak te investimit që kërkon shuma të mëdha.
Ndryshe nga synimi fillestar për një aeroport të mirëfilltë, bashkia e Korçës ka nisur punën për një aeroport me pistë bari për avionët e vegjël deri në 12 vende ndërsa punimet po bëhen nga forcat e ushtrisë dhe pritet që brenda një muaji të nisë funksionimi.
Aeroporti i Lumalasit do të ketë një pistë me 2.4 km gjatësi si dhe hapësirë për qendrimin e avionëve të vegjël ndërsa synohet që të shërbejë për turizëm dhe aktivitete sportive.
Top Channel