Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona Reshje shiu dhe breshër përfshinë kryeqytetin këtë të premte, shoqëruar me erë të fortë dhe mjegull duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar në këtë mënyrë trafik të rënduar.
Gusht e gunë.. Megjithatë, Tirana përjetoi dy kohë, në disa zona kryesisht rurale qielli ishte kristal i pastër e nuk ra pikë shiu, ndërsa në qendër të kryeqytetit një stuhi e fortë me breshër e reshje të dendura për disa minuta shkaktoi edhe dëme në thyerjen e pemëve, por për fat nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Këtu në rrethrrotulimin e Astrit kjo degë e thyer e pemës pranë tregut të fruta perimeve rrezikon jo vetëm konsumatorët por edhe kalimtarët që jetojnë në këtë zonë.
“Duhet ndërhyrë se paraqet rrezik”.
Pas ditëve të nxehta të verës, ndryshimi i motit ishte surprizë për banorët e Tiranës por jo për sinoptikanët. Ashtu siç kishin parashikuar, Tirana pësoi ulje temperaturash dhe rrebeshe afatshkurtra, të cilat do të vijojnë edhe gjatë fundjavës duke prishur planet e atyre që kishin menduar të shkonin në plazh.
Top Channel