Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Durrës, ku një 29-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët në oborrin e shtëpisë.

Dyshohet se e reja me iniciale S. H. ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel