Para dy ditësh vrau fqinjin për dru zjarri, arrestohet Klodian Keqi! Po tentonte të largohej nga vendi

12/08/2022 09:48

Klodian Keqi, autori i vrasjes së Luan Hushit dy ditë më parë, është arrestuar ditën e sotme në tentativë për t’u arratisur në Greqi. Ai u kap mëngjesin e sotëm në Konispol së bashku me dy persona të tjerë nga Fushkruja.

40 vjeçari Klodian Keqi së bashku me bashkëfshatarin e tij Luan Hushi kanë qenë në një zonë të pyllëzuar kur konflikti mes tyre u përshkallëzua. 40 vjeçari qëlloi me breshëri në drejtim të Luan Hushit, duke e lënë të plagosur rëndë ndërsa vetë u largua në drejtim të paditur.

Banorët e zonës njoftuan policinë dhe dërguan në spital të plagosurin i cili si pasojë e plumbave të marra në bark nuk mundi dot të mbijetojë. Policia ka ngritur pika kontrolli në zonën përreth vendit të ngjarjes me qëllim kapjen e autorit, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Edhe në 2010 ai së bashku me të vëllanë është përfshirë në një konflikt me armë zjarri për motive pronësie po me një bashkëfshatar në Fushkrujë. Gjatë këtij konflikti edhe ai mbeti i plagosur dhe u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi.

Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

Klodjan Keqi,., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit Lavdim Kasalla, 25 vjeç dhe Luftim Gjoka.., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek.
Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Top Channel