Dy persona të identifikuar si Bejtulla Fusha 25 vjeç dhe Elvis Baqoshi 30 vjeç janë arrestuar, pasi iu gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit në aksin rrugor Tapizë-Kamzë në automjetit me drejtues Fushën dhe me pasagjer Baqoshin u konstatuan kanabisi dhe arma.

Në operacionin policor të koduar “Speed”, u sekuestruan një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Speed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa (vaj kanabisi), rreth 300 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin produkte të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, si dhe lëviznin me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Speed”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. F., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të banues në Zall Herr.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Kamzë, automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin B. F.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel