Klopp: Liverpooli s’blen për numër, merr lojtarët e duhur

12/08/2022 16:39

Liverpooli e nisi sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi të kuqtë arritën të fitonin Community Shield përballë Man. City-t, por në sfidën e parë në Premier League, skuadra e Jurgen Kloppit barazoi 2-2 ndaj Fulhamit.

Trajnerin gjerman vazhdojnë ta shqetësojnë dëmtimet e shumta që po pësojnë lojtarët. Reparti i mesfushës është më problematiku, pasi së fundmi u dëmtua dhe Thiago. Merkatoja verore ende nuk është mbyllur dhe në media është përfolur se Liverpooli do të transferojë edhe një lojtar në mesfushë, megjithatë Klopp i ka hedhur poshtë zërat për një tjetër afrim në “Anfield”.

“Nuk duhet të bëjmë thjesht blerje, por atë të duhurën për ne. Nëse do të kishim zgjidhjen e duhur, atëherë do ta kishim bërë tashmë. Ne nuk jemi kokëfortë.”

Gjermani në ndeshjen e parë nuk kishte në dispozicion plot shtatë lojtarë, ndërsa kundër Crystal Palace, që do të jetë sfida e parë në shtëpi, mungesat do të jenë të shumta dhe të rëndësishme.

Top Channel