Babë e bir janë arrestuar pasi kultivonin lëndët narkotike në kodrën e Lejçanit të Bulqizës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lejçani”, shtetasve me iniciale M. S. 70 vjeç dhe E. S. 39 vjeç iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Bulqizë / Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Lejçani”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Lejçani”.

Si rezultat në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet rezulton se autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit M. S., 70 vjeç, dhe E. S., 39 vjeç, banues në Bulqizë (babë e bir), të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Top Channel