Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona Dëshira për të takuar familjen në fshatin Uznovë të Madhe të Beratit ekspozoi ish shefin e stacionit policor në Dhërmi Sokol Bode ndaj policisë.
Pak para se ndaj tij të pritej urdhër arresti ai doli nga pika e kalimit kufitar të muriqanit dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Për gati 5 vite dyshohet se u fsheh në Angli ndërkohë që procedim gjyqësor ndaj rij vijonte dhe GJKKO e dënoi në mungesë me 12 vite burg.
Forcat operacionale kishin marrë informacion për vendndodhjen e ish policit I cili prej 4 ditësh ndodhej në shtëpinë e prindërve. Operacioni u filalizua nga OFL dhe nuk pati kundërshti apo tentativë arratisje nga Sokol Bode.
Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes ai u soll në tiranë dhe agjencia e mbikqyrjes policore po kryen procedurat e ndalimit. Bode akuzohet se kishte lidhje me grupin criminal Habilaj. Së bashku me kolegun e tij Gjergji Kohila ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga vellezrit Habilaj në drejtim të Italisë. Fillimisht pjesë e dosjes ka qenë edhe ish drejtori I vlorës Jaelt çela dhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Më vonë çcështja ndaj ish ministrit u veçua dhe ai po vuan dënimin me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
Top Channel