Një trajler me ngarkesë gruri është aksidentuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë është derdhur në rrugë një pjesë emadhe e grurit që mbante brenda.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik kilometrik në autostradë, që ka bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera, të cilat po lëvizin në rrugë dytësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Top Channel