Zyrtare/ E donin Interi dhe Juventusi, mbrojtësi rinovon me Fiorentinën

11/08/2022 17:30

Nikola Milenkovic qëndron te Fiorentina. Mbrojtësi serb u kërkua nga Juventusi dhe Interi, por drejtuesit e klubit nga Firence e kanë bindur për të rinovuar kontratën.

24-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2027 me Fiorentinën, ekip ku luan prej verës së vitit 2017. “Vitin e kaluar isha shumë afër largimit nga Fiorentina pas dy sezoneve zhgënjyese.

Më pas erdhi trajneri Italiano, i cili është vendimtar për këtë rinovim. Klubi ka projekt ambicioz, teksa tifozët më kanë mbushur me dashuri gjatë këtyre viteve.

Objektivi im është të luaj në Champions League me Fiorentinën. Tani ndihem një lider në skuadër. Conference League? Do të ishte madhështore të fitonim këtë kompeticion për tifozët”, deklaroi qendërmbrojtësi.

Top Channel