Trajneri më i pafat që ekziston/ Shkarkohet para Botërorit, hera e tretë që i ndodh!

11/08/2022 18:15

Maroku ka shkarkuar trajnerin rreth tre muaj përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor.

Kombëtarja afrikane ka ndërprerë bashkëpunimin me Vahid Halilhodzic.

70-vjeçari boshnjak drejtonte “Luanët e Atlasit” prej gushtit të vitit 2019. Në deklaratën e FRMF (Federata Marokene e Futbollit) lexohet: “FRMF dhe trajneri kanë vendosur të ndahen me konsensus për shkak të ndryshimeve të mendimeve për përgatitjet për fazën finale të Kupës së Botës në Katar 2022”.

Halilhodzic ka një eksperiencë të madhe mbi supe. Maroku ishte kombëtarja e tretë që kualifikonte në një Botëror pas Japonisë dhe Bregut të Fildishtë, por pa ia dalë të shijojë frytet e punës së kryer.

Bregun e Fildishtë e kualifikoi në Afrika e Jugut 2010, por ai u shkarkua në shkurtin e vitit 2010. Japoninë e dërgoi në Rusi 2018, por u largua nga stoli i kombëtares aziatike në prill, dy muaj  përpara fillimit të turneut.

Maroku duhet të zgjedhë shpejt pasuesin e tij. Kombëtarja afrikane është pjesë e grupit F në Botërorin e Katarit me rivalë si Belgjika, Kroacia dhe Kanadaja.

Top Channel