Shfaqet në bregdetin e Durrësit breshka e rrallë, ngrohja globale shton numrin e tyre në ujërat e vendit tonë

11/08/2022 11:38

Një breshkë detare ka dalë në breg duke ngacmuar kureshtjen e të gjithë pushuesve.

Breshka u shfaq në plazhin e sektorit ”Rinia” në Durrës. Ajo u konstatua nga policia kufitare e Durrësit që njoftoi më pas autoritetet e mjedisit për të kryer veprimet e përcaktuara në protokoll për mbrojtjen e specieve detare.

Këto breshka detare të tipit caretta caretta janë tipike për ujërat subtropikale, por ndryshimi i kushteve klimaterike për shkak të ngrohjes globale i ka bërë ato gjithnjë e më të shpeshta dhe në ujërat tona.

Top Channel