Paraditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, ku një makinë “BMW” është përplasur me kamionin e mbetjeve urbane.

Mësohet se 27-vjeçari me iniciale I. M. ka bërë devijime në rrugë dhe më pas është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin me iniciale N. Y.

Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të forte.

I riu pasi është nxjerrë nga makina është shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e po punon për shkaqet e aksidentit, ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik kilometrik.

Njoftimi policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:45, në Portëz, shtetasi N. Y., duke drejtuar automjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin I. M., 27 vjeç, banues në Drizë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe po mer mjekim në spital shtetasi I. M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel