Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Marshim nëpër rrugët e kryeqytetit I zhdukur prej paradites së djeshme, trupi i 14-vjeçarit është nxjerrë sot nga ujerat e lumit Seman.
Përgjatë gjithë natës familjarë të të mitur dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.
Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë vendit te ngjarjes kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët të cilët nisën kerkimet.
Të gjitha dyshimet janë se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.
Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës kanë tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.
Top Channel