Hidhet nga ballkoni i banesës së saj, ndërron jetë 25 vjeçarja në Durrës

11/08/2022 08:51
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u hodh nga ballkoni i banesës së saj.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, të cilat e kanë detyruar shtetasen me iniciale I. V. të hidhet nga ballkoni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel