Aksident i rëndë në Divjakë/ Makina përplaset me kamionçinën, në gjendje të rëndë shoferja (Video)

11/08/2022 13:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale në Divjakë  në zonën e quajtur Zharrnec, ku një makinë dhe kamionçinë janë përplasur.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur e plagosur shoferja e makinës tip “Ford”, e cila po transportohet drejt spitalit të Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përplasja ka qenë ballore dhe e fortë dhe sipas të dhënave të paraprake dyshohet se shoferja ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur.

Edhe drejtuesi i kamionçinës ka marrë dëmtime, ndërsa për momentin është ndaluar nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti ka shkaktuar trafik kilometrik, ndërsa policia rrugore ndodhet aty për të neutralizuar situatën.

Top Channel