Zjarr në Qafë Panjë të Pogradecit, zona e thellë vështirëson fikjen

10/08/2022 14:05

Një vatër zjarri është aktive në Qafë Panjë, mbi fshatin Niçë në zonën e Gorës të bashkisë Pogradec. 

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar me ah dhe dushk.  Tre hektarë janë të përfshira nga flakët deri më tani.

Drejt vatrave të zjarrit janë nisur edhe punonjës të tjerë të sektorit pyjor si dhe mjete të shërbimit zjarrfikës.

Zona është shumë e thellë çka sjell dhe vështirësi në fikjen e vatrave të zjarrit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel