24-vjeçarja nga Tirana e identifikuar si Mariselda  Çela është arrestuar, pasi përfitoi një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara.

Në operacionin policor të koduar “Bribery” u bë i mundur kapja e të resë e cila ishte shpallur në kërkim.

Ajo ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel