Ngjarja tragjike në Potam, Shkodra nis nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e Ministrave dhe Drejtorit të Policisë

10/08/2022 19:57
Viktima Jonada Avdia

Ka filluar nga Shkodra nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Peticioni vjen pas protestave të shoqërisë civile, të cilët kërkuan drejtësi për Jonadën, e cila humbi jetën nga goditja me skaf në Himarë.

Eliona Shkreli, përfaqësuese e shoqërisë civile, shprehet se përgjegjësit kryesorë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkarkohen. Ajo tha se peticioni do vijojë disa ditë në pika të ndryshme të Shkodrës, ndërsa është i shtrirë edhe në qytete të tjera.

Ky peticion vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase. Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

Top Channel