Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatitGështenjas, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit A. C. dhe djali i tij rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel