Po peshkonte dhe u fut në lumë për tu larë, zhduket 14-vjeçari në Seman

10/08/2022 21:15

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkure në fshatin Suk 1 të Roskovecit ku një fëmijë 14 vjeç është zhdukur.

Policia bën me dije se i mituri ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel