Kurbin/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 62 vjeçari

10/08/2022 14:42
Foto ilustruese

Një 62-vjeçar është vënë në pranga, pasi ushtroi dhunë dhe kërcënoi me mjet prerës bashkëshorten, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Shtetasi me iniciale Xh. S. i ka bërë të gjitha veprimet në prani të familjarëve, duke mos iu bindur urdhrit të gjykatës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel