Konflikti për drutë e zjarrit në mal ka prodhuar një vrasje në fshatin Zbërdhesh të Fushkrujës paraditen e kësaj të mërkure. 

40 vjeçari Klodian Keqi së bashku me bashkëfshatarin e tij Luan Hushi kanë qenë në një zonë të pyllëzuar kur konflikti I mes tyre u përshkallëzua.

40 vjeçari qëlloi me breshëri në drejtim të Luan Hushit duke e lënë t plagosur rëndë ndërsa vetë u largua në drejtim të paditur.

Banorët e zonës njoftuan policinë dhe dërguan në spital të plagosurin i cili si pasojë e plumbave të marra në barg nuk mundi dot të mbijetojë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonën përreth vendit të ngjarjes me qëllim kapjen e autorit, I cili rezulton me precedent të mëparshëm penakl.

Edhe në 2010 ai së bashku me të villain është përfshirë në një konflikt me armë zjarri për motive pronësie po me një bashkëfshatar në Fushkrujë.

Gjatë këtij konflikti edhe ai mbeti i plagosur dhe u akuzua pë vrasje të mbetur në tentativë.

Top Channel