Dënohen me burgim aktivistët bjellorusë që mbështetën Ukrainën

10/08/2022 16:17

Pesë aktivistë bjellorusë, të cilët u arrestuan me dyshimin për dëmtimin e hekurudhave në vend, ku si rrjedhojë u ndërpre furnizimi me armë dhe trupa ruse në Ukrainë, janë dënuar me akuza për terrorizëm.

Një gjykatë në qytetin lindor të Babryskut, dënoi më 10 gusht Kanstantsin Yermalovich me 16 vjet burgim dhe e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 9.600 rubla (3.800 dollarë).

Vital Mankevich u dënua me 15 vjet burgim dhe Ihar Kazlou u dënua me 14 vjet.

Të pandehurat Nadzeya Polkina dhe Natallya Ked u dënuan me nga dy vjet, respektivisht lirim me kusht.

Pesë aktivistët ishin në mesin e rreth 60 burrave dhe grave të arrestuar për përfshirjen e tyre të dyshuar në këtë akt në mbështetje të Ukrainës.

Rastet e tjera janë ende duke u hetuar.

Fushata e quajtur “Lufta Hekurudhore” u iniciua në Bjellorusi nga një grup i quajtur BYPOL.

Ata që janë përfshirë në fushatë kanë marrë nofkën “Guerrila Hekurudhore”.

Bjellorusia nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë, por ka ofruar mbështetje logjistike për Rusinë, duke lejuar forcat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes territorit të Bjellorusisë.REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA