Debatoi me gruan dhe shkrepi armën brenda banesës në sy të fëmijëve, arrestohet 50 vjeçari në Vlorë

10/08/2022 14:01

Një 50-vjeçar është vënë në pranga, pasi mbrëmjen e djeshme kërcënoi bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur duke shkrepur armën e zjarrit brenda banesës, pas një sherri të momentit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kanina”, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov që është përdorur nga shtetasi V. A dhe një sasi municioni luftarak.

Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë një njoftim për kanosje të bashkëshortes duke gjuajtur me armë zjarri brenda shtëpisë dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Fatmirësisht e gjithë ngjarja përfundoi pa viktima dhe të lënduar, ndërsa pas shumë orësh ndjekjeje është bërë i mundur lokalizimi i autorit në fshatin Kaninë njëkohësisht arrestimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel