Një aksident ku janë përfshirë 3 automjete ka shkaktuar trafik të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë.

Aksidenti rrugor është regjistruar në zonën ku ndahet Durrësi me Tiranën, në afërsi të Marikajt.

Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale dhe vonesa në qarkullim. Paraprakisht, deklarohet se ka qenë një parakalim i gabuar në rrugë që ka shkaktuar përplasjen mes një mjeti tip fuoristradë me targa angleze dhe një mjeti tip Volkswagen me targa shqiptare.

Në këtë ngjarje rrugore është përfshirë dhe një tjetër mjet me targa angleze. Policia që ka mbërritur në vendngjarje ka kryer veprimet e para dhe ka bërë të mundur kthimin në normalitet të qarkullimit dhe në këtë kah të lëvizjes në autostradë.

Muaji gusht sjell një numër të lartë të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit dhe për shkak të emigrantëve të shumtë që vijnë me automjete për të kaluar pushimet në atdhe.

Top Channel