Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa fshatra të Gramshit.

Aktualisht zjarri është aktiv në fshatrat Kukur dhe Mukaj, ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha dhe ahu.

Gjatë ditës forcat zjarrfikëse kanë punuar bashkë me drejtorinë e pyjeve dhe vullnetarëve, por nuk kanë mundur të shuajnë flakët, ndërsa era dhe terreni i vështirë.

Mediat lokale raportojnë se ditën e nesërme priten forcat zjarrfikëse nga Cërriku dhe Belzi.

Zjarrfiksja Gramsh apelon për ndihme të gjithë qytetareve Gramshit qe diten e nesërme ti bashkohen djemve te zjarrfikëses, për të fikur këtë përbindësh që po djeg me 10 ha pyje! Për të gjithë ata që duan të kontribojnë në shuarjen e zjarrit nesër në dat.10.08.2022 ora 05.00 pranë zjarrfikëses behet nisja! Personat që do na bashkohen nesër mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0697242124” apelojnë zjarrfikësit.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se u bë e mundur shuarja e zjarrit në fshatin Lubinjë të Gramshit.

Top Channel