Më datë 3 gusht ka përfundur aplikimi online për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit për maturantët në raundin e parë. Këtë vit, ndryshe nga ai i kaluar, vendin e parë si dega më e preferuar e mban inxhinjeria.

“Aplikuan mbi 21 mijë maturantë, një ulje shumë e lehtë brenda marzhit. Në krye është inxhinieria, zakonisht kanë qenë shkencat mjekësore bashkë me infermierinë, këtë vit ka një rritje pak më të madhe tek inxhinieritë bashkë me teknologjinë e informacionit që janë në vendin e parë me rreth 25% të aplikimeve, pastaj vjen shkencat mjekësore me 23,2%të aplikimeve dhe në vend të tretë janë shkencat ekonomike me 16%. Pastaj vazhdon mësuesia dhe programet 2 vjeçare. Mësuesia ka një rritje të lehtë mbase është dhe efekti i uljes se mesatares për hyrjen në sistemin e bachelor dhe programet dy vjeçare që jane diku te 8%.”- tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH

Në datën 31 gusht do të publikohet në portalin e-albania renditja e aplikantëve për cdo program studimi, ku ngjyra jeshile tregon se janë fitues në atë fazë. Më pas me datë 2 shtator nis procesi i regjistrimit.

 “Nga data 2 fillon procesi regjistrimit me faza 48 orëshe. Në raundin e parë do të kemi 7 fasha 48 orëshe ku maturantë do të ndjekin procesin e regjistrimit. Mbas regjstrimit do hapet ngjyra  e verdhë për ato maturantë që janë poshtë vijës së kuqe dhe ju hapet një vend studimi, që dmth që në fazen pasardhëse ata do jenë fitues dhe do vazhdojnë me regjistrimin”.- tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH

Maturantët kanë mundësi për të kapur një degë studimi në tre raunde. Aplikimet për raundin e dytë nisin në 22 shtator dhe zgjasin deri më datë 24, ndërsa për raundin e tretë aplikimet janë nga data 19 tetor deri më 21. Por këtë vit për maturantët është shtuar edhe një mundësi tjetër.

 “Në raundin e fundit është dhëne edhe një mundësi tjetër shtesë për maturantët, të cilët pasi kanë vijuar të tre raundet dhe nuk kanë mundur që të regjistrohen në asnjë degë dhe shikojnë që kanë ngelur akoma kuota të lira në degët që ato nuk i kanë aplikuar në formularin a2 ose a3 gjatë raundeve të mëparshëm, të shkojnë pranë universitetit përkatës dhe të kërkojnë të regjistrohen. Universiteti i kontrollon ato në sistemin pranë e-albania nëse plotësojnë kriteret hyrëse, ato të mesatares, në rast se po atëherë fillojnë me regjstrimin, megjithëse nuk e kanë zgjedhur programin në raundin e mëparshëm”.- tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.

 

Top Channel