Shkëmbimi i kanabisit po kryhej në det/ Guardia di Finanza nxjerr pamjet e aksionit, ku u sekuestruan rreth 1 ton drogë e nisur nga Vlora

09/08/2022 14:23

Tre skafe të ngarkuar më kanabis, shkëmbim që kryhej në det dhe planet e trafikantëve prishen nga ndërhyrja e policisë. E denjë për një skenar filmi, e gjithë ngjarja u shënua një ditë më parë në ujërat e detit Jon.

Pas konferencës së përbashkët për medit, mes Policisë Shqiptare dhe Guardia di Finanzas, kjo e fundit ka publikuar pamjet e operacionit të kryer në det, ku u sekuestruan afro një ton kanabis sativa.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it.

Dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike.

Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako.

Top Channel