U bënë disa javë që kryesisht tabloidët, por edhe disa media britanike që në qendër te fokusit të tyre kanë kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë, duke e interpretuar si dështim të qeverisë aktuale dhe si shembull marrin emigrantët shqiptarë që nuk vijnë nga një zonë lufte apo konflikti.

Por kjo nuk është gjë e re, pasi të tillë kanë qenë shumica e emigrantëve shqiptarë sidomos  nga viti 2000 e këtej, e gjithmonë politika britanike ka dështuar qeveri pas qeverie, që të adresojë çështjet e emigracionit ilegal.

Brex-i paradoksalisht hapi “Kutinë e Pandorës”, dhe qe prej daljes nga BE-ja kalimet ilegale janë shtuar si ato me maune apo kamionë ashtu edhe me gomone. Dhe lajmi me i fundit është se në kuadër “te uljeve te çmimeve për sezonin e verës”, kalimet  tashmë janë me çmim akoma më të reduktuar deri në 1500 sterlina.

Emigrantet shqiptare ne shumice janë viktima te trafikimit dhe krimit te organizuar, te cilët i përdorin sidomos kategorinë e moshës 20-30 vjeçare, por edhe me sipër, si kopshtar ne fermat e kanabisit apo “shtëpitë e barit” siç njihen  ndryshe, pasi fitimi është i madh si për krimin e organizuar ashtu edhe kopshtaret.

Drejtësia evropiane e ka pezulluar politiken e dërgimit te emigranteve qe vijnë me gomone drejt Ruandës, dhe  qeveria britanike është e dëshpëruar, ne kushtet e mungese se një kryeministri të ri deri në shtator, por edhe më pas, që të frenojë kalimet qe janë dyfishuar.

Pikëpyetja është se a do mundet sikur gjithçka te lejohet nga ana ligjore, qe  te prishet modeli i biznesit te krimit te organizuar dhe të dërgohen në shifra kaq të larta në Ruandë,  shumica e atyre që kanë ardhur apo që po vijnë çdo ditë me gomone, dhe cila do jetë kostoja financiare e një politike të tillë, në kushtet kur Britania ka hyre në një krize të thellë të kostos së jetesës e cila këtë dimër do përkeqësohet koma me shumë?

Fatkeqësisht as nga Britania as nga Shqipëria nuk ka përpjekje proaktive për punësim sezonal dhe të rregullt të shqiptarëve, të cilët në mungese te saj bien pre e krimit te organizuar apo edhe nevojës për bashkime familjare ne disa raste. Krimi është gjithmonë një hap ose disa përpara organeve ligj zbatuese, dhe në këtë rast kjo po vërtetohet.  Aq sa po vërtetohet edhe parulla e Brexit për marrjen nen kontroll te kufijve, e cila nuk po ndodh.

Ndoshta ri-rregullimi i ndihmave sociale, dhe praktika si ato te vendeve te tjera si Italia,  ku emigranteve u jepet leje e përkohshme qëndrimi dhe punësimi, për disa vite,  ku te paguajnë taksat, shërbimin shëndetësor dhe akomodimin e tyre pa  ndihma nga shteti, do  inkurajonte shume syresh te mos binin ne duart e krimit te organizuar drejt ëndrrës për një jete me te mire. Por fatkeqësisht asnjë nga këto nuk duket ne horizont dhe asnjë përpjekje për punësim te rregulluar sezonal, edhe pse Britania realisht ka lehtësuar se tepërmi dhënien e vizave për shtetasit shqiptarë.

Top Channel