Kjo pamje e rëndë vjen nga qyteti i Vlorës, ku një shofer keqtrajton barbarisht qenin e lidhur pas makine.

Ngjarja është filmuar nga qytetarët dje në rrethrrotullimin e Babicës në Bypass-in e Vlorës.

Në video duket teksa drejtuesi i mjetit me targa VL 7183 C e tërheq zvarrë qenin, teksa kafsha e gjorë shfaqet duke u përpëlitur.

Ngjarje të tilla të keqtrajtimit të kafshëve janë bërë të zakonshme, ndërsa kjo histori ndodhi edhe një vit më parë ku një tjetër qen u tërhoq zvarrë nga një drejtues mjeti.

Top Channel